Sfida e fundit e dhënë ka Vëllai i Madh ka krijuar disa dyshe pikante brenda shtëpisë. Banorët janë detyruar të qëndrojnë të lidhur me letër celofoni, dy nga dy.
Ndarjen e çifteve e bëri Erjola, si liderë e shtëpisë, por kjo gjë solli debate dhe pakënaqësi nga banorët. Para nisjes së lojes, Roza u shpreh se fakti që ajo është në lojë çift me Ledionën, do të vështirësojë shumë situatën. Kjo pasi mes tyre që nga hyrja në BBV kanë pasur kontradikta të ashpra mes tyre.
Pjesë nga biseda
Roza: Unë me Ledionën, fundi!
Fationi: Këto të dyja do ta prishin lojën.
Roza: O zemra ime, nuk e besoj.
Çiftet do duhet të qëndrojnë minimumi 3 orë të lidhur me letër plastike, dhe nëse nuk e bëjnë, rrjedhimisht të gjithë humbin. Sakaq, çifti që reziston më shumë do të fitojë plot 2000 euro shpërblim.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb