Roza është shtrirë në oborr e mërzitur ku rrëfen mbi jetën e saj jashtë dhe zhgënjimet që ka pasur nga shoqëria. Ajo e tregon këtë histori në formën e një poezie që e krijon në moment brenda shtëpisë:
Të gjitha shoqet më kanë zhgënjyer
njëra mbas tjetrës me radhë
kanë përfituar nga mirësjellja.
U kam dhënë shpirtin dhe gjithçka
dhe më kanë shitur
sa kanë gjetur mundësinë.
Kam veç një Klaudia dhe një Olta
një Dasara dhe një Sid
kam mbajtur afër shoqe pafund.