ShowBizzz

Roza Lati e quajti “Burrë me streçe”, kundërpërgjigjet motra e Stines

Vetëm pak ditë më parë gjatë një bisede me banorët e “Big Brother VIP 3”, moderatorja Roza Lati u shpreh se dëshiron që në krahë të ketë një mashkull me kostum dhe jo një personazh publik.

Ajo theksoi se në të kaluarën ka pasur një lidhje me një person të famshëm (Stine), dhe pas atij momenti ka vendosur të mos krijojë më marrëdhënie të tilla.

Në përfundim, ajo tha se donte një burrë me kostum dhe jo burra me streçe.

Kjo deklaratë u komentua nga mediat dhe publiku si një “thumbim” për ish-partnerin e saj, këngëtarin Stine.

Së fundmi, në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ka qenë motra e Stines, Alida Duka, e cila ka dhënë versionin e saj.

Pjesë nga biseda

Ester Bylyku: Është interpretuar nga mediat dhe publiku, se kjo është një deklaratë për vëllain tënd, Stinen, dhe e ka quajtur “burrë me streçe”. Sa e vërtetë është?

Alida Duka: E kam parë këtë deklaratë, më ka dalë edhe në portale. Është e vërtetë që ajo ka qenë e lidhur me vëllain tim për katër vite, dhe ai është artist. Por, nuk mendoj se pjesën e streçeve e ka pasur për Nestin. Ai nuk i ka streçet në tip, dhe këtë e dinë të gjithë



ks