Roza Lati ka treguar se ka pasur një lidhje serioze me një djalë, me të cilin moderatorja e ka menduar si personin e jetës.
Gjatë një bisede me Erjola Doçin, konkurrentja tha se ka pasur dëshirë që të krijojë një familje me t, duke treguar se ka pirë ilaçe që të ngelë shtatzënë me të dashurin e saj, megjithëse një gjë e tillë nuk ndodhi.
“Unë u ndava nga ai dhe kuptova që nuk ishte rrisku im. Ishte shumë i kamofluar si njeri, nuk ishte vetvetja” – u shpreh Roza, ndërsa Erjola i tha: “Të ka parë Zoti”.
Moderatorja tregoi se disa muaj pas ndarjes nga partneri ngeli shtatzënë me të dashurin e ri, ndërsa e abortoi foshnjën sepse nuk kishte dëshirë që i fëmija i saj të rritej pa baba.
E teksa Egla Ceno e pyeti nëse është penduar për këtë veprim që ka bërë, Roza tha “Jo” sepse sipas saj ajo është zgjedhja më e mirë që mund të bënte pasi banorja u shpreh se nuk dëshiron që fëmija i saj të rritet me një baba që ka vese të këqija dhe të kalojë traumat që ka kaluar vetë ajo.
Pjesë nga biseda:
Erjola: Roza a ke pasur ndonjë lidhje të cilën ke menduar që mund të jetë fati yt i jetës edhe kur kthehesh në kohë gjen veten vetëm. Se të gjithëve na ndodh thua po sikur
Roza: Kam pasur një lidhje që e kam menduar si personin e jetës. Kam tentuar edhe të krijoj familje me të dhe çuditërisht nuk ngela dot shtatzënë. Mora edhe atë ilaçin që të ngelja shtatzënë me personin por nuk mbeta dot.
Erjola: S’ka qenë rrisk ndoshta
Roza: Unë u ndava nga ai dhe kuptova që nuk ishte rrisku im. Ishte shumë i kamofluar si njeri, nuk ishte vetvetja.
Erjola: Të ka parë Zoti
Roza: Pas disa muajsh ndodhi incidenti që kisha ngelur shtatzënë
Erjola: Ke bërë gati veten për të gabuar
Roza: Po! Nga njëra anë shumë mirë se kuptova që isha pjellore. Mosha, thoja s’janë vezoret, çfarë s’më shkonte në mendje.
Egla: Roza a je bërë pishman që e ke hequr?
Roza: Jo, është zgjedhja më e mirë
Egla: Ka nevojë për një baba që të rritet një fëmija
Roza: Është mënyra sesi jam rritur unë, traumat e mia
Egla: S’do të doje ta kishe pasur tani?!
Roza: Nuk ishte personi i duhur, ishte me vese
Egla: Po e zëmë se do ta kishe lënë, por fëmijën s’do ta kishe dashur tani
Roza: Unë mezi e pres që ta kem, por me një njeri pa vese