Moderatorja Roza Lati i ka vënë “flakën” rrjetit me format bombastike.
Ish-banorja e “BBV” tashmë ka nisur pushimet në Turqi, ndërsa i ka “marrë me vete” ndjekësit e saj në Instagram, duke ndarë me ta foto nga këto ditë relaksi.
Me bikini të zeza të cilat i kombinoi dhe me ngjyrën e flokëve, Roza ka vënë në pah trupin e palestruar.
Moderatorja shfaqet duke shijuar rrezet e diellit ndërsa pozon me një elegancë duke i çmendur fansat e saj të zjarrtë.
Të shumtë ishin pëlqimet dhe komentet pozitive që Roza mori nga ndjekësit e saj.
Kujtojmë që moderatorja ishte një ndër konkurrentët e “Big Brother Vip”, e cila u eleminua nga gara për të fituar çmimin e madh disa ditë para finales së reality show-t.
118