1
Roza Lati, e njohur për energjinë dhe sinqeritetin e saj, ka ndarë së fundmi një moment të veçantë nga jeta e saj personale me ndjekësit në rrjetet sociale.
Në postimin e saj më të fundit, ajo shkruan “Dashuria zemër… shëron gjithçka”, duke shoqëruar mesazhin me pamje romantike nga një takim në një ambient të mrekullueshëm mes lulesh, verë dhe muzikë të mirë. Megjithatë, ajo ende nuk ka zbuluar identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.
Pas përfundimit të eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania”, duket se jeta e Rozës ka marrë një kthesë pozitive. Vetë Roza ka pranuar se pjesëmarrja në këtë reality shoë erdhi në një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, ku u përball me humbje personale dhe emocionale, përfshirë një abort dhe përfundimin e një lidhjeje të rëndësishme dashurie.
Megjithatë, duket se Roza ka dashurinë. Ndjekësit e saj presin me kureshtje për të zbuluar më shumë rreth këtij kapitulli të ri në jetën e saj.
ks