Mbrëmjen e djeshme, puntata e “Big Brother VIP” ishte e mbushur me situata nga më të ndryshmet.
Debatet nuk munguan gjatë prime-t por edhe pas saj.
Ka qenë Roza e cila ka debatuar ashpër me Meritonin, në lidhje me djalin e këtij të fundit.
Ajo ka shpërthyer edhe në akuza ndaj tij, duke iu shprehur se nuk kujdeset dhe nuk i intereson për djalin e vetë.
View this post on Instagram
Roza shtoi më tej për Meritonin se është nga ata djem që i lënë vajzat shtatzënë dhe nuk u intereson më pas.
View this post on Instagram
Meritoni nga ana tjetër e quan Rozën të ulët për fjalët që po i drejton atij.
Gjithashtu mbrëmjen e djeshme pati edhe një largim, Fation Kuqari, i cili vendosi të lërë programin me dëshirën e tij.
Shtëpisë iu bashkuan ndërkohë dy banorë të tjerë, Liam Mandiaro dhe Jetmir Salaj.
lokimagazine