Roza Lati, ka rrëfyer për banorët në “BBV3”, një histori të sikletshme me nënën e saj, aktoren Rita Lati, gjatë kohës që ato jetonin së bashku.
Teksa po bisedonte me banorët, Roza tregoi se e ëma i ka bërë moral gjatë një interviste live në një emision, pasi ajo një ditë më parë kishte shkuar në shtëpi në orët e para të mëngjesit, pas një nate me miqtë.
“Kur kam jetuar me mamin, mami nuk flinte gjumë derisa të ikja unë në shtëpi. Ka qenë një darkë që unë kam dalë me shoqërinë time për një ditëlindje. Shkoj në shtëpi në orën 6 të mëngjesit. Thoja me vete ishalla është në gjumë dhe nuk më dëgjon mami.
Sa hap derën mami ishte ulur te televizori, sa më shikoi mua fiku televizorin dhe iku. U lirova 200 kile se s’më bëri moral. Në 10 kishte intervistë te Topi. Në intervistë e sipër gazetarja e pyet ‘si i ke marrëdhëniet me Rozën’, ‘kush është kjo, se njoh’ i tha. ‘Skam fëmijë, fëmijë ke ti që të vjen në orar në shtëpi’. Të gjithë moralin ma ka bërë para ekranit”, tha ajo