Siç e kemi parë në shtëpinë më të famshme disa prej banorëve u izoluan në kazermë nga “Vëllai i Madh”, por një nga konkurrentet, Vesa, u arratis prej atje. Për këtë arsye produksioni e nxori në nominim.
Mirëpo, ky nominim nuk u prit aspak mirë në shtëpi ku përgjatë gjithë këtyre ditëve ka patur debate të forta, ku dashur pa dashur u përfshinë dhe banorë të tjerë të cilët nuk ishin të izoluar në kazermë.
Një prej tyre ka qenë edhe Heidi, e cila doli në mbështetje të Romes, një prej organizatorëve të “arratisjes nga Kazerma”. Në debatin që vazhdoi këtë të shtunë konkurrentët iu “vërsulën”Heidit për mënyrën si dhe ajo kishte folur në klip. Një prej tyre ka qenë dhe Roza e cila iu drejtua duke i thënë: Të shkon më shumë të rrish e buzëqeshur se sa të hapësh gojën!
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb