Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, ka vendosur që këtë 8 Mars t’ia dedikojë aktores së njohur, Elia Zaharia, e cila ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të sulmit ndaj Princ Lekës.
Ajo ka bërë një postim të gjatë në rrjetet e saj sociale, ku shprehet se rasti nuk është vetëm i Elias, por i shumë grave dhe vajzave në vendin tonë. Rozana shton se një ditë mund të jetë edhe vetë në videon.
Këngëtarja vijon duke thënë se ndoshta gratë janë fizikisht delikate, por ato kanë luftuar dyfish dhe se gjithmonë duhet të mbajnë dy rëndesa në sup, atë privaten dhe atë socialen.
“Gratë kanë këllqe, vetëm se i kanë pak më lart se burrat”, e mbyll mesazhin Radi.
Postimi i plotë Rozana Radit:
Vetëm dy ditë përpara festës së 8 Marsit të gjithë ne jemi dëshmitar të një video të koleges, aktores, nënës, motrës Elia Zaharia. Ky nuk është vetëm rasti i Elias por i shumë vajzave dhe grave në vendin tonë.
Video dhe foto të tyre që qarkullojnë në rrjetet sociale të cilat ushqejnë me klikime portale te ndryshme. Do ti lutesha te gjithëve të mos i japim ushqim kësaj gazetarie të uritur për famë e like. Të mos komentojmë asgjë në video dhe foto të tilla.
Dje ishte një vajzë në këto video, sot Elia, nesër unë e më pas mund të të ndodh dhe ty. Ndoshta ne gratë jemi fizikisht me delikate, por kemi një forcë 100 herë më të madhe se ajo që mund të mendoni. Kur lind grua duhet gjithmonë të tregojmë që jemi të denja për rolin që kemi. Gratë gjithmonë kanë luftuar dyfish.
Gjithmonë duhet të mbajmë dy rëndesa në sup, atë privaten dhe atë socialen. Por mos të harrojmë që ne gratë jemi kolona vertebrale e shoqërisë. Gratë kanë këllqe. “Vetëm se i kanë pak më lart se burrat.”
ks