1
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Skenderaj, pasi kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, për arsye se i njëjti kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
ks