ShowBizzz

Rrëfehet partnerja e Ergys Dashit: Më sollën foto nga Ekuadori, ishte i vrarë

Xhoana Kurti, partnerja e shqiptarit të vrarë Ergys Dashit, ka rrëfyer për herë të parë momentet kur ka marrë vesh se çfarë i kishte ndodhur 35 vjeçarit që konsiderohet nga mediat dhe autoritetet në Ekuador si “menaxheri i trafikut të kokainës” për grupet ballkanase.

“Më mori në telefon edhe një shoku i tij që donte të fliste me të, ndërsa mua më vjen një foto dhe më thotë a është ai. Më vjen fotoja e vrarë dhe mua më ra pika. Kam bërtitur shumë dhe isha më një shoqe i thashë që kanë vrarë Gysin. Kur më konfirmuan vdekjen nuk mbaj mend asgjë dhe përjetova depresion”, ka thënë Xhoana.

E ftuar në emisionin “Glamour” me moderatoren Ester Bylyku, e reja që ka dhe një djalë me Ergys Dashin, ka treguar se mendonte se partneri merrej me tregti bananesh dhe jo droge në vendet e Amerikës Latine.

Ergys Dashi, i vrare ne Ekuador

“Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh”, ka vijuar ajo.

Xhoana Kurti ka sqaruar për herë të parë dhe përplasjet me familjarët e Ergys Dashit, pasi ai u vra në Ekuador. Sipas vajzës, familjarët e Ergysit i kanë mohuar atësinë e të birit, vetëm sepse në mes ishte pasuria.

“Pas vdekjes së atij luhej edhe pasuria. Më kanë mohuar fëmijën duke më thënë se nuk është me personin. Unë kam ndenjur me të për njeriun, dhe jo për pasurinë. Thonin ja po del, ja po bën gjatë gjithë kohës. Familja dhe shoqëria e djalit. Me babain e djalit në fjalë nuk kam aspak kontakt, ndërsa vjehrrën e quaj shoqe”, është shprehur Xhoana.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb