Klaudia Pepa është rikthyer së fundmi në vëmendjen e publikut shqiptar pasi rrëfeu në një intervistë në televizionin italian se babai i saj nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Balerina nuk i mbajti dot lotët teksa tregoi se ka pasur momente kur mendonte të hiqte dorë nga çdo gjë.
Por në një InstaStory të fundit, Klaudia tregon se gjendja e babait të saj është përmirësuar dhe se ai ka dalë shëtitje me motrën e tij.
“Pas shumë ditëve, babi më në fund në një shëtitje me hallën time Lida. Zemra mal”, shkruan Klaudia krah fotos.
bal