Ish-Missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka tronditur së fundmi me një rrëfim të bërë për jetën personale.
Në një intervistë për Klan Kosovën, ajo tregoi për dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishin së bashku.
Ajo mes tjerash zbuloi edhe disa fotografi, ku e dëshmon dhunën nga ish-partneri Atilla Kardesh.
Për këtë ajo mori mbështetje të madhe në rrjete sociale, e së fundmi dhe nga modelja Xhuli Nura.
“Bravo zemër për zërin dhe mesazhin që po shpërndan”, kanë qenë fjalët e ish-banores së Big Brother VIP Kosova.
Artistja në ndërkohë zbuloi edhe detaje shokuese, teksa tha se e kishte rrahur edhe në prani të nënës së saj.
Ish-bashkëshorti nga ana tjetër po ashtu ka qenë i ftuar në Klan Kosova, ku e ka mohuar një gjë të tillë.