ShowBizzz

Rrëfim rrëqethës nga Big Mama: Si i shpëtova vdekjes…

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, e njohur me emrin artistik “Big Mama” ka folur rreth sfidave dhe fëmijërisë së saj.

Në një intervistë për emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, Big Mama foli për humbjen e babait të saj, ndërsa theksoi se është bërë njeriu që është sot falë mbështetjes që ka pasur nga babai i saj.

“Unë vij nga Tetova, një qytet i vogël dhe fanatik e kanë quajtur më herët sepse tani kanë ndryshuar kohërat, por që të vijë një vajzë me shpirt rebel kështu si jam unë nga Tetova duhet të kesh për prind një burrë tamam si babi im, që më ka mbështetur, nuk ka dëgjuar fjalët e botës. Prandaj kam dalë e suksesshme prej babit im”, u shpreh Big Mama.

TS Poll - Loading poll ...

Ndërkaq këngëtarja bëri edhe një rrëfim drithërues, ku zbuloi se në moshën 18 vjeçare për pak sa nuk humbi jetën.

Big Mama: Po mund ta fillojmë të themi se qysh në moshën 17-18 vjeçare kam humbur shokun e parë të ngushtë të jetës. Ndërroi jetë shoku i parë dhe për një vajzë 17-18 vjeçare është diçka e rëndë për t’u përjetuar. Më pas, në Strugë po prapë humba një tjetër shok të ngushtë. Aty u mbyta dhe unë, por u ktheva në jetë për së dyti. Ka ndodhur një incident para shumë vitesh. Ishim në liqenin e Ohrit me një motor uji, ndodhi një problem, ramë nga motori, të dy e humbëm vetëdijen. Se si na kanë nxjerrë, se si kemi shpëtuar nuk e di. Vetëm kur hapa sytë në spital. Mjekët na kthyen shpirtin dhe zemrën, por atij nuk i funksiononte më truri. Unë e kam pasur të shkruar të jem gjallë, ai ndërroi jetë.


NewsBomb