Agron Llakaj ka ndarë me publikun historinë e njohjes dhe mbështetjes së tij për Bes Kallakun, kur ky i fundit ishte vetëm një adoleshent.
Sipas Llakajt, Kallaku kishte marrë pjesë në një shfaqje talentesh kur ishte 16-17 vjeç dhe, ashtu si shumë të rinj, përballonte vështirësi të shumta në rrugëtimin e tij të hershëm drejt karrierës.
Llakaj ka kujtuar se Bes Kallaku flinte shpesh në tavolinën e punës, për shkak të distancës që kishte për të udhëtuar nga Fushë Kruja për në Tiranë. Për Llakajn, kjo ishte një periudhë sfiduese për të riun, por gjithashtu i kujtonte periudhën kur ai vetë ishte në fillimet e tij të karrierës.
“Bes Kallaku më kujtonte veten kur isha i ri,” tha Llakaj, duke theksuar se ai e ka mbështetur Kallakun jo vetëm në aspektin profesional, por gjithashtu dhe në planin personal.
“I dhashë gjithë mbështetjen time, jo vetëm profesionale, por edhe njerëzore,” shtoi ai, duke theksuar se ishte i kënaqur që sot Bes Kallaku ka arritur të bëhet një emër i njohur në industrinë e humorit dhe më gjerë.
lokimagazine