ShowBizzz

Rrëfimi i David Beckham për Victorian: “Si e kuptova që ishte e duhura”!

David Beckham është rrëfyer per fillesat e lidhjes se tij me Victorian, duke kujtuar momentin e veçantë të jetës kur e takoi për herë të parë gruan e tij. Duke folur për revistën People në eventin Let’s Do Dinner të Stella Artois të enjten, ish-futbollisti zbuloi se në momentin që hodhi sytë nga stilistja, e dinte se ajo ishte e duhura. Kur Davidi u pyet nëse ishte “dashuri me shikim të parë”, ai u përgjigj: “Absolutisht”.

Rrëfimi i David Beckham për Victorian: "Si e kuptova që

“Ajo ishte një Spice Girl dhe seksi, e bukur dhe simpatike. Pastaj kuptova se sa grua e fortë është ajo. Pra, është përsëri dhurata që vazhdoi të jepte”, shtoi ish futbollisti.

Rrëfimi i David Beckham për Victorian: "Si e kuptova që

David dhe Victoria shkëmbyen betimet më 4 korrik 1999 dhe çifti ka katër fëmijë së bashku – Brooklyn Beckham, Romeo Beckham, Cruz Beckham dhe Harper Beckham. Se fundi, ylli i futbollit e vlerësoi gruan e tij 50-vjeçare për frymëzimin e tij për të provuar pamje të reja, duke zbuluar: “Ajo më ka dhënë gjithmonë një besim dhe ajo vazhdon ta bëjë tani, edhe pas 27 vjetësh. Ajo ende ma jep atë besim se, ju e dini, dua të dukem mirë dhe dua të ndihem mirë”, u shpreh David.



bal