ShowBizzz

Rrëfimi i Zaimina Vasjarit/ Paragjykimet dhe sfidat në çift

Zaimina Vasjari ka folur hapur për marrëdhënien e saj, e cila në fillimet e veta u përball me jo pak vështirësi. Ajo ka treguar se partnerin e saj e ka njohur që në moshën 17-vjeçare dhe, ndonëse u ndanë për një periudhë, u ribashkuan më vonë me bindjen se ishin zgjedhja e njëri-tjetrit.

“Kur më zgjati dorën dhe tha ‘je zgjedhja ime’, kuptova se bëra zgjedhjen e duhur. Unë isha një femër e fortë, por kisha nevojë për një mashkull që të më bënte të lumtur. Klodi më dha gjithë lumturinë e botës”, u shpreh ajo.

Sipas Zaiminës, problemi më i madh në fillimet e lidhjes kanë qenë gjykimet, pasi partneri i saj vinte nga një martesë e mëparshme dhe kishte dy fëmijë.

“Kam qenë e gjykuar dhe e paragjykuar, madje edhe nga njerëz që nuk më njihnin fare”, tha ajo.

Sa i përket marrëdhënies me vajzat e bashkëshortit, Zaimina theksoi se raporti është shumë i mirë dhe miqësor, falë edhe lidhjes së fortë që partneri i saj ka me to.

Çifti janë prej vitesh bashkë dhe nga martesa e tyre kanë dy fëmijë.