
Këngëtari i njohur Klajd Musabelliu është pjesë e “Big Brother VIP” dhe së fundmi ka rrëfyer linjën e jetës së tij.
Mes emocionesh ai rrëfeu së në moshën 49-vjeçare, babai i tij ka ndërruar jetë dhe kjo gjë ka patur një ndikim shumë emocional tek ai. Pas asaj ngjarje ai tregoi se e ka patur shumë të vështirë dhe shumë herë alkooli mund të ketë qenë ngushëllim për të.
Pas vështirësive ai u largua larguar në Itali ku punonte si pjatalarës, më pas në punë të tjera ndërsa në Shqipëri kishte të vetme nënën.
Ai u shpreh se e urren shtëpinë ku jeton, “E kam urryer që ditën e parë atë apartament, dhe vazhdoj ta urrej”. Nga pamjet që u transmetuan u pa se shtëpia e tij në Laprakë është në gjendje jo të mirë, tavani ku ato jetonin ishte teje e shkatërruar, ku sa herë binte shi, uji hynte brenda.
Klajdi u shpreh se shumë net i është dashur të zgjohet në 3 të natës për shkak të shiut dhe me kova kanë mundur të presin ujin që futej në shtëpi. Pas transmetimit të gjithë historisë u tha publikisht që familja e tij do ndihmohej nga “Fundjavë Ndryshe” për rikostruktimin e plotë të shtëpisë.
Pas këtij rrëfimi, në program u tha se “Fundjava Ndryshe” ka marrë përsipër t’i rregullojë shtëpinë e tij dhe të nënës së tij, e cila u shpreh shumë mirënjohëse pasi ishte pjesë e surprizës që ju bë Klajdit.
Galeria fotografike
bal