Një telefonatë emergjente ka mbërritur në sallën operative të Policisë së Shtetit, teksa raportohet se është njoftuar se një vajzë është marrë me forcë në një makinë, sipas rapotimeve të shumta në rrjetet social. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat.. sipas balkanweb.com. Raportohet se edhe pse nuk ka pasur një denoncim zyrtar, policia është vendosur në lëvizje duke kryer verifikimet e nevojshme.
Komisariati nr. 6 ka organizuar një operacion të shpejtë, duke patrulluar zonën për të identifikuar dhe lokalizuar një mjet tip “Benz” i zi CLK, ku mësohet se brenda tij ndodheshin dy djem. Por pas një hetimi të detajuar, Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka konfirmuar se kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje mes një çifti dhe jo me një rast të vërtetë rrëmbimi.
Në fakt, incidenti përfshinte një përleshje mes një çifti, dhe nuk kishte të bënte me ndonjë akt të paligjshëm. Policia ka shoqëruar të dy personat, djalin dhe vajzën, për t’i marrë në pyetje dhe për të sqaruar situatën në komisariat. Nga ana e vajzës nuk ka pasur ndonjë kallëzim për rrëmbim ose akuzë të tillë, duke e hedhur poshtë hipotezën e një rrëmbimi.
bal