Rudina Dembacaj vazhdimisht e ka treguar se ka arritur të krijojë një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët që bashkëshorti i saj, Mark Frroku ka nga martesa e parë. Sot vajza e madhe e Markut, feston ditëindjen dhe nuk ka munguar urimi nga Rudina. “Gëzuar ditëlindjen rreze drite. Te dua”, shkruan aktorja e humorit.
Dembacaj ishte në qendrën e vëmendjes së fundit pasi u dënua nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, për shkak se falsifikoi firmën e ish-bashkëshortit të saj, për të nxjerrë vajzën e tyre jashtë shtetit. Dënimi i është konvertuar në 80 orë shërbim prove.
Rudina reagoi ndaj kësja ngjarjeje përmes një statusi të gjatë.
“Çdo vajzë, çdo grua ka sfidat, fitoret, vuajtjet, gëzimet, ulje- ngritjet, kryengritjet e saj. Punon, duron, mbijeton, për veten, për fëmijët, për familjen e saj. Flet shumë edhe atëhetë kur zgjedh me hesht.
Pavarsisht se çfarë i ndodh në jetë e me kë duhet të përballet, betejën më të madhe e ka me veten, që të mund të ruajë dinjitetin, integritetin edhe në kohë të vështira. Lum kush ja del, sepse respekti për veten, është fuqia më e madhe për të ecur veç përpara.
“7 minuta”, më mjaftuan, që ashtu e strukur nën lëkurën e personazhit që kisha në shfaqje, t’ia rikujtova prap fort vetes se s’duhet kurrë me u dorëzu e s’duhet me leju askënd me na vendosë kufijt e nënshtrimit, ku do me të pa. Ishim 11 vajza e gra në atë skenë, me jetë e karaktere të ndyshme, deri në ekstreme. Unë, isha malësorja që në fillim u frikësova, u hutova u lëkunda përballë rrezikut që po na kanosej….derisa e gjeta forcën e në fund i thashe JO humbjes së dinjitetit tim” – shkruante ajo.