Mes miliona njerëzve që i frikësohen ardhjes së uraganit të shekullit në Florida, ka edhe të shumtë të famshëm që zotërojnë pasuri të paluajtshme në këtë pjesë të SHBA-së.
Aktori Tom Cruise, i cili zotëron një kompleks të madh apartamentesh në Clearwater, është parë në Londër.
Mediat britanike raportojnë se Cruise është shfaqur mjaft i shqetësuar. Ai zbarkoi sot në Londër me motrën e tij dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë.
Mes banorëve të Floridës është edhe shkrimtari Stephen King, i cili disa vite më parë bleu një shtëpi në Casey Key. Një shtëpi në zonë ka edhe aktori John Travolta, në pronën e të cilit ka edhe dy pista ajrore për avionët e tij privatë.
Kujtojmë se Florida po përgatitet për një nga stuhitë tropikale më të forta në njëqind vitet e fundit.
Uragani Milton po shkon drejt bregut të SHBA dhe autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve që të evakuohen menjëherë.
Milton është fuqizuar në kategorinë 5 dhe mund të jetë stuhia më e fortë që ka goditur ndonjëherë Florida.