Shëndetësi

Rreziqet e infeksioneve urinare ne shtatezani

Infeksionet urinare mund të kenë të bëjnë me atë të fshikëzës së urinës ose veshkave, dhe në të dyja rastet ajo shkaktohet nga futja e baktereve në traktin urinar. Por cilat janë rreziqet që ky infeksion sjell për shtatëzaninë?
Escherichia Coli në shtatëzani dhe rreziqet për fetusin

Gjatë shtatëzanisë një grua është më e rrezikuar për t’u prekur nga patologji të tilla, duke qënë se fetusi, duke u rritur në peshë, provokon një shtypje të aparatit urinar, gjë e cila bën që urina të marrë bakterie dhe për pasojë të shfaqet infeksioni. Në më të shumtën e rasteve përgjegjës është Escherichia Coli, një prej mikrobeve të pranishme tek fecet. Në këtë rast mund të shkaktohet lindje e parakohshme ose çarje e parakohshme e ujërave.

Cistiti në shtatëzani
Gjatë këtij infeksioni gruaja mund të ndiejë djegie ose dhimbje gjatë urinimit, nevojë për të urinuar më shpesh, gjakderdhje në urinë etj. Simptoma më e shpeshtë është temperatura. Këshillohet të pini sa më shumë ujë. Edhe në këtë rast rreziqet lidhen me lindje të parakohshme ose abort.
Cilat janë rreziqet për nënën?
Cistiti mund të shkaktojë një infeksion në veshka të quajtur pielonefrit, gjendje që shkaktohet nga ngjitja e baktereve në veshka. Pielonefriti mund të shkaktojë insufiçencë renale.