Lajme

Rrëzohet një lis në rrugën “Xhemajl Prishtina” në Prishtinë, s’ka lënduar

Një lis është rrëzuar sot në rrugën “Xhemajl Prishtina” në kryeqytet.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale si rënia e shtyllës së energjisë elektrike dhe dëmtimi i një veture.

“Si pasojë e motit qe ka mbizotëruar sot në mëngjes, një dru i vjetër që gjendet afër RTK-së është rrëzuar. Nuk kemi të lënduar. Janë disa dëme materiale.”,tha Lulzim Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës.

Fushtica ka thënë se vetura e dëmtuar është Taxi.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin,edhe Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kryeqytetit, i cili bëri të ditur se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se një lis është rrëzuar në rrugën Xhemajl Prishtina. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes kurse nuk raportohet për të lënduar.”, tha ai.