Lajme

​Rriten rastet e fëmijëve nën 14 vjeç që bie ndesh me ligjin

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Terre des hommes në Kosovë, sot kanë hapur fushatën “Drejtësi që sheh fëmijën”, ku u tha se janë rritur rastet që fëmijët e sidomos ata nën moshën 14 vjecare po bien ndesh me ligjin.

Drejtoresha e KOMF, Donjeta Sadiku deklaroi se kjo fushatë po bëhët me synim të ndërgjegjësimit dhe parandalimit të femijeve që të bien ndesh me ligjin.

Sipas Sadiku viteve të fundit ka rritje të rasteve të femijeve nën moshën 14 vjecare qe po bien në konflikt me ligjin.

Ajo deklaroi se fëmijët që bien ndesh me ligjin duhet të trajtohen me dinjitet.

Sadiku: Femijët nën moshën 14 vjec po bien ndesh me ligjin

Legjislacioni është konform standardeve nderkombëtare dhe praktikave ndërkombëtare në fushen e drejtësisë për te mitur. Megjithatë, bazuar në hulumtimet tona ato që ka paraparë ligjvenësi dhe ligji jo gjithmonë zbatohet në praktikë dhe intresin më të mirë të fëmijës. Sidomos viteve të fundit kemi rritje të rasteve të fëmijëve të përfshirë në vepra dhe konflikt me ligjin sidomos për rastet e fëmijëve nën moshën 14 vjecare. Shërbimet për fuqizimin e fëmijëve dhe parandalimin për të rënë në konflikt me ligjinpothuajse janë jo ekzistente për moshën nën 14 vjet. Sfiduese paraqitet edhe zbatimi efikas i masave të diversitetit, viteve të fundit ka rënie të shqiptimit të masave të diversitet për të miturit në konflikt me ligjin dhe një nga arsyet është se të miturit bëjne vepra të ndryshme para moshës 14 vjecate dhe nuk është e pershtatshme qe të shqiptohet masat e diversitetit”, dekaroi ajo.

Fjolla Hoxha nga Terre des Hommes tha se kjo fushatë është thirrje për qasje rehabilituese, mbrojtëse dhe edukative ndaj femijëve.

Hoxha: Drejtësia për të mitur nuk matet ashpërsinë e dënimit

Drejtësia për të mitur nuk matet ashpërsinë e dënimit por me aftësinë tona për ta riintegruar dhe risocializuar në shoqëri . Kjo fushatë synon të rikujtoj se qasja ndaj të miturëve duhet të jetë rehabilituese, mbrojtjëse dhe edukative”, u shpreh ai.

Zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku theksoi se fëmijët duhet të trajtohen me dinjitet, ndërsa potencoi se si KGJK kanë ndërmarrë hapa në këtë aspekt.

Sadiku: Kjo fushatë përcjell mesazh të qartë

“Kjo fushatë përcjell mesazh të qarte për cdo femije duhet të trajtohet me dinjitet dhe me fokus ne rehabilitim dhe të ardhmen e tij….kgjk mbetet i përkushtuar për ndërtimin e një sistemi gjyqsor miqesor për fëmijët në përputhje me standardet më të larta nderkomnëtare për ketë arsye në gjykata tkna kemi amrr hapa konkrete përfshirë edhe krijimin e dhomave mike për fëmijë në mënyre qe të mos ndihentë frikësuar apo ekspozuar gjatë pjesëmarrjes në peocedura gjyqesorë”, tha ajo.

Kurse, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Agron Qalaj u shpreh se është obligim institucuonal të krijohen mundësi reale dhe rehabilitimin e fëmijëve që kanë shkelur ligjin.

Qalaj: Obligimi ynë institucional nuk mund të kufizohet

Obligimi ynë institucional nuk mund të kufizohet vetëm në zbatimin rigoroz të ligjit, përgjegjësia jonë është qe përmes instrumenteve juridike në fuqi dhe mekanizmave institucional të krijojmë mundësi reale për rehabilitim, edukim dhe rrintegrim të të miturve që kaën rënë ndesh me ligjin”, theksoi Qelaj.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së Avokatit të Popullit, Naim Qelaj theksoi nevojën për të punuar ne parandalimin që fëmijët të bien ndesh me ligjin.

Qelaj: Shoqëria jonë ka krijuar një infrastrukturë solide

Shoqëria jonë ka krijuar një infrastrukturë solide dhe të konsoliduar institucuonale por edhe të kornizës ligjore dhe duhet të punojmë shume qe në të ardhmen ta heqim nga fjalori jonë i përditshme qe duhet të bejmë ketë por duhet të tregojmë se keni vepruar dhe kemi përmbushur ato qe kanë përgjegjësi ligjore e institucionale”, theksoi ai.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet çdo 1 qershor.

Kjo ditë u shpall ditë ndërkombëtare e fëmijëve në konferencën botërore për mirëqenien e fëmijëve më 1925, në Gjenevë të Zvicrës.

Atëbotë, 54 shtete pjesëmarrëse miratuan Deklaratën e Gjenevës për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Të Ngjashme