Lajme

Rritet me 5 euro çmimi i biletave për vizitorët e Muzeut të Luvrit

Çmimi i biletave për hyrjen në Muzeun e Luvrit në Paris ka shkuar në 22 euro nga 17 që ishte deri më tani.

Rritja e çmimit të biletave për në Muzeun e Luvrit vjen në një kohë ku kryeqyteti francez po përgatitet për Lojërat Olimpike që do të nisin këtë verë.

Ky është ndryshimi i parë i çmimit të biletave në shtatë vjet në muzeun
më të njohur në botë, i cili u vizitua nga afro 9 milionë njerëz vitin e kaluar.

Përfaqësusesit nga zyra e administrimit të muzeut bëjnë me dije se rritja e çmimit të biletave ishte e nevojshme për të mbuluar kostot në rritje të energjisë elektrike, e cila gjatë viteve 2021 dhe 2022 u rrit me 88%.

Gjithashtu mësohet se muzeu do të zgjerojë fashën e orarit për vizitorët.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo