Lajme

Rritet numri i viktimave në Izrael e Gaza, Biden telefonon kryeministrit izraelit, Erdogan i gatshëm të kontribuojë për paqen

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se vendi i tij është i gatshëm që të ndihmojë në ndalimin e konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit dhe të reduktojë tensionin që është përshkallëzuar me ngjarjet e fundit.

Në një deklaratë gjatë ceremonisë së hapjes së kishës në Stamboll, Erdogani tha se t’i bëjnë nëj ftesë të gjithë diplomatëve në rakon që të kontribuojnë për paqen.

“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet diplomatike që kemi nisur për të rivendosur qetësinë,” tha Erdogan.

Presidenti turk tha se ndërsa vendi qëndron gjithmonë “në solidaritet me vëllezërit palestinezë, ne kemi theksuar se çdo hap që do të përshkallëzonte tensionet në rajon, do të shkaktonte më shumë gjakderdhje dhe do të thellonte problemet duhet të shmanget”.

Ndërkohë gjatë orëve të gundit presidenti i SHBA, Joe Biden, ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas mediave të huaja mësohet se Biden i ka komunikuar kryeministrit izraelit se trupat amerikane janë rrugës për në Izael.

“Presidenti i tha se ndihmë shtesë për izraelitët po vjen. Forcat e Mbrojtjes tani janë rrugës për në Izrael dhe më shumë do të vijnë në ditët në vijim”, mësohet ti ketë thënë Biden Netanyahut.

Më herët u raportua se nga sulmet e vazhdueshme të militantëve palestinezë ka pasur mbi 600 viktima në Izrael, më shumë se 2000 të plagosur, ndërsa ka edhe persona të zhdukur.

Sakaq, në anën tjetër dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur në Gaza ndërsa Forcat e Mbrojtjes izraelite vazhdojnë të synojnë pozicionet e Hamasit në rajon, tha të dielën Agjencia e Kombeve të Bashkuara.

Ministria palestineze e Shënetësisë ka thënë se 413 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 78 fëmijë, ndërsa 2300 të tjerë janë plagosur në Gaza që nga e shtuna.