Shëndetësi

Rritja e pensioneve me 100 mijë lekë?! Ekspertja shpjegon studimin që po bëhet dhe kush perfiton

Ekspertja e ekonomisë, Erjola Hoxha ka komentuar zhvillimet më të fundit për sa i përket çështjes se pensioneve. Në një intervistë televizive, ajo ka folur dje në lidhje me rritjen e pensioneve dhe bonusit të pensionistëve.

Sipas ekspertes çështja e bonusit është e gjitha një keqkuptim sepse nuk ka një bonus pensioni në muajin Prill pasi ai është tërhequr në fundvit nga pensionistët, por nga krahu tjetër qeveria është në bisedime për një projekt që konsiston në rritjen e vlerës së pensioneve duke filluar nga kategoria më e ulët.

Hoxha gjithashtu ka përmendur të gjitha kategoritë që pritet të përfitojnë nga kjo rritje.

E pyetur lidhur me diskutimet për një bonus ekstra qe pritet të jepet nga Qeveria në muajin Prill për pensionistët ajo ka thënë se ky lajm nuk është i vërtetë.

“Mendoj që është një dezinformim sepse bonusi i fundvitit është tërhequr nga kategoria e pensionistëve në vlerën 5000 lekë të reja në dhjetor të vitit 2023, edhe ajo çfarë mund të jetë keq interpretuar është lançimi që ka bërë Ministri i Financave dhe Ekonomisë për një projekt të përbashkët me Bankën Botërore, projekt i cili konsiston në rritjen e vlerës së pensioneve duke filluar nga kategoria më e ulët.

Pra nuk flasim vetëm për kategorinë e pensionistëve që kanë dhënë një kontribut në sektorin publik apo atë privat por për disa kategori pensionesh që parashikon ligji për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.

Në këtë fazë është parashikuar pensioni me vlerën më të ulët deri në pensionin me vlerë më të lartë sipas një trendi rritës, duke nisur nga pensionistët e thjeshtë edhe pensionet sociale por edhe pensionet të përkrahjes familjare, të invaliditetit, të pamundësisë shoqërore, pensionet ushtarake si edhe ato të paaftësisë së përfituar në vendin e punës, të cilat janë pensione me një vlerë të konsiderueshme, që në krahasim me shpenzimet që këta pensionistë kanë për kujdesin dhe përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore janë të papërfillshme.

Tani në Prill pra, është indeksimi që kryhet një herë në vit duke dhe duhet të kemi parasysh që indeksimi dhe bonusi janë dy gjëra të ndryshme. Indeksimi përfitohet për të gjithë pensionistët”, tha Hoxha.

Detaje mbi indeksimin

Më tej ekspertja ka treguar gjithashtu mënyrën se si përllogaritet indeksimi i pensioneve dhe se cilat janë pritshmëritë për pensionistët e thjeshtë.

“Llogaritet duke nisur me vlerën e pensionit që një pensionist merr mbi pensionin bazë por ka një përqindje që e vendos shteti në varësi të fondit total që ka vendosur dhe miratuar në fillim viti në buxhetin e vitit 2024, vlerë kjo e cila shpërndahet në mënyrë të barabartë tek të gjithë pensionistët.

Rritja është bërë në vlerën 1500 leke dhe 2500 lekë të reja për pensionistët në fshat dhe pensionistët në qytet, por bonusi është rritja që prej 4 vitesh e përfitojnë në fundvit, pra prag festash si rimbursim i vlerës së lartë të shpenzimeve.

Bonus tjetër nuk ka tani në muajin Prill ashtu siç është diskutuar lartë e poshtë. Do të ketë edhe një buxhet të caktuar për kategorinë e pensionistëve që marrin një pension minimal, i cili pas kalkulimeve se cilat janë vlerat më të ulëta të pensionit do të shpërndahet pikërisht për këtë kategori por nuk është vendosur akoma sepse ende është ne fazën e diskutimeve dhe nuk ka ende një buxhet të miratuar”, është shprehur ajo.