Çmimet e pronave të banimit në tremujorin e parë të vitit 2026 janë rritur për 5.3 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, nxori në pah Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në indeksin e çmimeve të pronave të banimit
Po të krahasohen me tremujorin e katërt të vitit 2025 çmimet e pronave të banimit shënuan rritje 2.4 për qind.
Në rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën 1.4 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.
Ndërsa në rajonet e tjera të Kosovës, çmimet e pronave të banimit u rritën për 12.3 për qind në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025, kumtoi Agjencia e Statistikave të Kosovës.
