ShowBizzz

Rrjeti kryqëzon VIP-at që shpërfillën protestën! Lumë review-sh negative në bizneset e tyre!

Protesta e pandalshme që po zhvillohet në Tiranë prej plot 39 ditësh ka sjellë një valë të re reagimi qytetar, e cila tashmë po godet drejtpërdrejt xhepat dhe imazhin e personazheve të njohur publikë.

Frustrimi i qytetarëve ndaj heshtjes totale të figurave me ndikim është shndërruar në një aksion të koordinuar në rrjet: një fushatë masive për të “shkatërruar” vlerësimet e bizneseve të tyre në Google.

Rrjeti ka nisur të kryqëzojë të gjithë ata VIP-a që kanë zgjedhur të shpërfillin kauzën qytetare, duke bërë që brenda pak orësh, një numër i madh vlerësimesh me vetëm 1 yll të vërshojnë në faqet zyrtare të bizneseve të tyre, duke u ulur ndjeshëm klasifikimin dhe besueshmërinë në treg.

Revolta e popullit nuk është e rastësishme, pasi në shënjestër janë vendosur kryesisht biznesmenë të fuqishëm dhe personazhe të medias, për të cilët publiku dyshon gjerësisht se kanë përfituar favore, tendera, leje ndërtimi apo statuse strategjike nga qeveria.

Për këtë arsye, qytetarët aludojnë se këto figura zgjedhin të mbrojnë interesat e tyre duke heshtur përpara shqetësimeve shoqërore.

Ndër emrat kryesorë që po përballen me këtë “cancel culture” dhe bojkot digjital janë dy nga biznesmenët më të mëdhenj në vend, Samir Mane dhe Gjergj Luca, të cilët po pësojnë një lumë vlerësimesh negative në pikat e tyre të biznesit për shkak të afërsisë së njohur me strukturat shtetërore.

Kësaj liste i shtohen edhe figura tejet të njohura të ekranit si Ermal Mamaqi, Arbana Osmani dhe Gazmend Paja.

Bizneset e tyre po “përmbyten” nga reagimet negative si ndëshkim për faktin që nuk kanë thënë asnjë fjalë mbështetëse.

Po ashtu, Gazmend Paja dhe Arbër Hajdari, të dy të përfshirë në biznese apo nisma që kanë pasur mbështetje ose bashkëpunime të ngushta me strukturat publike, po qarkullojnë masivisht në rrjet si pjesë e pandashme e kësaj liste të zezë të bojkoti qytetar.

Kjo lëvizje tregon një vetëdijësim dhe ndryshim të madh në reagimin e opinionit publik shqiptar.

Qytetarët po përdorin të vetmen “armë” digjitale që kanë në dorë ndaj figurave që suksesi u varet plotësisht nga paratë dhe vëmendja e konsumatorit, duke goditur drejtpërdrejt reputacionin e bizneseve të tyre.

Heshtja përballë një proteste që po zgjat prej më shumë se një muaji, tashmë po u kushton mjaft shtrenjtë.

Të Ngjashme