Lajme

Rruga “Fehmi Agani” mbyllet përkohësisht për shkak të punimeve në ndriçimin publik “Smart”

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka bërë të ditur se një pjesë e rrugës “Fehmi Agani” në Prishtinë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim, për shkak të realizimit të punimeve në kuadër të projektit për instalimin e ndriçimit publik “Smart”.

Sipas njoftimit, mbyllja do të jetë sot më 6 qershor 2026, në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Autoritetet komunale kanë apeluar tek qytetarët që gjatë kësaj periudhe të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative dhe duke respektuar sinjalizimin e vendosur në terren.

“Kërkojmë ndjesë për shqetësimet e përkohshme. Ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim, të përdorni rrugë alternative dhe të respektoni sinjalizimin në terren.”, thuhet në njoftim./teve1.info/

Të Ngjashme