ShowBizzz

Rudina Dembacaj thotë se dashurinë e parë platonike sot e ka mik

Të mbledhur rreth një tavoline, emisioni “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, organizoi një lojë me pyetje të fshehta, me të ftuarit e kësaj të shtune.

Aktorja Rudina Dembacaj u pyet: “Fiksimi juaj në adoleshencë?”

Ajo u shpreh se në adoleshencë ka pasur një dashuri platonike. Personi quhet Ledi dhe sot e ka mik shumë të mirë.

“Është një fiksim që më është realizuar në fakt, por s’e kuptoj pse kam pasur kaq fiksime të vështirë. Shumë i vështirë sepse unë kur isha adoleshente, ëndërroja gjithmonë që kur të rritesha të isha aq e zënë me punë sa mos të kisha kohë as të bëja make up, as të lyhesha nëpër makinë. Të isha një grua shumë e zënë, të mos më pushonte telefoni. Si nëpër filma. Do ti që arrita në një pikë që thosha: “Po pse moj, të gjitha gratë e botës dalin si rob nga shtëpia. Gjithmonë ngela e çakërdisur.”

Dashuria ime e parë platonike. E përshëndes, e kam shumë mik sot. Është në Itali, ka një familje të mrekullueshme. E kisha fiksim, më kishte fiksim, shiheshim nga larg. Quhet Ledi.”