Zyrtarët e Putin raportohet se kanë nisur një gjueti të egër për një modele erotike ukrainase që është filmuar duke pozuar e zhveshur nga mesi e lart në Sheshin e Kuq në Moskë.
Një video 24 vjeçares Lolita Bogdanova teksa pozonte e zhveshur në sheshin historik është shfaqur në media teksa autoritetet në vend kanë nisur një fushatë ndalimesh për gjeste shthurjeje.
Megjithëse pamjet janë publikuar fillimisht në 2021 para nisjes së luftës, Lolita është nxjerrë tashmë në lisën e të kërkuarve të Kremlinit, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Sipas lajmit të publikuar nga rrjeti vendas Readovka, në kohën e skandalit modelja shfaqej para katedrales me kupola në formë qepe Shën Basil, që është nga vendet më të shenjta në Rusi.
Lolita kishte kërkuar ndjesë për ofendimin e ndjesive fetare por pamjet janë publikuar sërish dhe autoritetet janë vënë në lëvizje.
Zyrtarët kishin identifikuar modelen në kohën e shkeljes dhe i ndaluan të largohej nga vendi.
Ndërsa një zyrtar i lartë i kishës kërkoi që ajo demonstronte “pendesë”.
Por modelja është larguar tashmë nga vendi dhe emri i saj ka përfunduar në listën e të kërkuarve, teksa Rusia ka nisur një shtytje për mbrojtjen e vlerave tradicionale.
Zyrtarët thanë se ajo është në kërkim sipas një “neni të kodit kriminal”, pa shpjeguar akuzat e sakta.
Modelja është me origjinë nga Makiivka, tashmë në zonat e pushtuara ruse të Ukrainës.
Policia e moralit të Putin raportohet se kanë ngritur një seri akuzash kriminale ndaj njerëzve që konsiderohej si “armiq” ose “devijues” nga linja e pranuar në këtë kohë lufte për Rusinë.