Zi në familjen e kengëtarit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi.
Përmes postimeve në Insta Story në Instagram, Stresi ka njoftuar ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij, Kreshnik Lushaj, varrimi i të cilit do të bëhet sot.
“Sa e padrejtë jeta. Xhaxhai im Kolonel Kreshnik Lushaj sapo ndërroi jetë. Shpirti në paqe!”, shkruan Stresi në Instagram për xhaxhanë e tij.
Stresi është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur në Shqipëri e Kosovë. Kënga e fundit që Stresi ka lancuar për publikun titullohet “Fjalët e mia”, një projekt ky i realizuar në bashkëpunim me këngëtarin 2TON.
Një pjesë të madhe të këmngëve Stresi i ka bërë në bashkëpunim me këngëtar të tjerë shqiptarë. Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, lindi në Vlorë dhe pastaj familja e tij u shperngul për ne Tiranë ku aty kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë deri kur familja u largua për në Belgjikë. Stresi ka jetuar gjithahstu disa vite edhe në Itali.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo