LifeStyle

Sa e rrallë është ngjyra juaj e syve?

Të gjitha ngjyrat e syve janë të bukura në aspektin e tyre. Njerëzit mund të “përhumben” me orë të tëra në magjinë e syve. Por, a e dini që njerëzit me sy të gjelbër kanë ngjyrën më të rrallë në të gjithë botën?

Sipas Atlasit Botëror, vetëm 2% e popullsisë së botës kanë sy të gjelbër.

Vende si Irlanda dhe Skocia, kanë popullsinë më të madhe të njerëzve me sy të gjelbër. Megjithatë, në të gjithë botën, sytë e gjelbër janë ngjyra më e rrallë e syve. Mendoni pak, sa njerëz keni takuar në jetë me sy të gjelbër?

Sytë e gjelbër janë një mutacion gjenetik që rezulton në nivele të ulëta të melaninës, pigmenti që u jep ngjyrë syve tuaj.

Sytë kaf janë ngjyra më e zakonshme e syve; ndoshta 80% në mbarë botën. Bluja vjen më pas, me afërsisht 8 deri në 10% të popullsisë së botës. Më pas sytë lajthi dhe në fund ata të gjelbër.

E zeza nuk është ngjyrë tipike e syve. Disa njerëz mund të duket sikur kanë sy të zinj, por në fakt ata kanë thjesht ngjyrë kafe shumë të errët dhe bebe syri të mëdha.