LifeStyle

Sa është i rëndësishëm stilimi i vetullave për pamjen e jashtme?

Stilimi i veturave nuk është diçka e re dhe kjo nuk është befasuese, duke pasur parasysh mundësinë pothuajse unike estetike që ata përfaqësojnë.

Sipas ekspertëve të estestikës, stilimi i vetullave sjellë një ekuilibër dhe proporcion në përgjithësi në fytyrë dhe në veçanti në sy.

Sipas tyre, ata që dëshirojnë që ura e hundës së tyre të duket më e hollë, duhet t’i afrojnë më shumë vetullat, shkruan CNN.

“Për shembull, nëse dëshironi që ura e hundës tuaj të duket më e hollë, afrojini vetullat. Nëse dëshironi që fytyra juaj të duket pak më e plotë ose e rrumbullakët, shkurtoni gjatësinë e vetullave tuaja”, thanë ata.

Ekspertët gjithashtu thanë se vetullat ndihmojnë edhe në ndarjen e rrafsheve të fytyrës.

“Vetullat ndihmojnë në ndarjen e rrafsheve të fytyrës dhe krijojnë shumë iluzione të ndryshme, të ngjashme me ato të krijuara nga konturimi”, thanë tutje ata.