Roerd Toçe, një nga aktorët e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ka qenë i ftuar në Top Arena. Në film ai ka luajtur rolin e Klejdit, djalit i cili bie në dashuri me Arian, të cilën e luan Sara Hoxha.
Në një moment gjatë filmit, dyshja shkëmbejnë një puthje me njëri-tjetrin dhe gjatë bisedës me Edi Manushin dhe Alesia Bamin, aktori u pyet se sa lekë ka marrë Sara Hoxha për atë puthje.
Aktori tha se nuk e ka këtë informacion, por sipas tij në film më i rëndësishëm ka qenë roli i Sarës së sa puthja.
“Nuk e kam idenë. Nuk besoj se është një temë kryesore që të jetë puthja në film sesa aktrimi që është bërë në film nga Sara, Roerdi, Luizi apo Olta. Gjithsesi është bërë një punë masive për atë film. Ai film i mori frytet e veta, unë po pres filmin e radhës”, tha ai.
bal