Shëndetësi

Sa lindje me operacion mund të ketë një grua?

Ka shumë kundërshti sa i përket mënyrës se si duhet të lindë një grua.

Ndonjëherë diskutimi bëhet në mënyrë aq të çuditshme, sa që një grua shtatzënë mund të ndihet e turpëruar, madje edhe fajtore se përse ajo nuk mund të lindë ashtu siç i thonë të tjerët. Në fund të fundit, a është dikush që e do më shumë se gruaja shtatzënë beben e vet që e ka brenda saj?

 

Disa gra lindin në mënyrë atyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila bebe vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme.

TS Poll - Loading poll ...

Disa gra vendosin që të lindin me operacion pa ndonjë arsye mjekësore – ato thjesht preferojnë që të lindin në atë mënyrë. Fundja, gjëja kryesore është që nëna e ardhshme dhe bebja të jenë mirë dhe të shëndetshëm.

Gratë e njohura të cilat kanë lindur në mënyrë natyrale janë: Dukesha e Cambridge, bashkëshortja e Princit William, Pamela Anderson, Cindy Crawford, Demi Moore, Jessica Alba, Alanis Morissette, Miranda Kerr, Nelly Furtado, Kourtney Kardashian etj.

Kohëve të fundit gjithnjë e më shpesh gratë vendosin që të lindin me prerje Cezariane. Ndonjëherë me indikacion mjekësor, por ndonjëherë edhe më dëshirën e tyre.

Nuk ka studime të mjaftueshme të cilat japin të dhëna se sa është numri maksimal i lindjeve me prerje Cezariane që mund të ketë një grua. Secila lindje e ardhshme me operacion është më e komplikuar se operacioni paraprak.

Përgjithësisht, një grua është e sigurt që të kryejë deri në tri lindje me prerje Cezariane.

Problemet të cilat lidhen me lindjet e shumta me operacion janë: dobësimi i murit të mitrës (në vendin ku është prerë mitra), problemet me placentën e cila mund të ngjitet më thellë në murin e mitrës (placenta accreta) ose nëse placenta e mbulon pjesërisht ose krejtësisht kanalin e lindjes (placenta praevia), dëmtimi i fshikëzës së urinës dhe gjakderdhja e shtuar nga mitra.

Lindjet i kanë pasur me operacion: Victoria Beckham (ka lindur katër herë me prerje Cezariane), Angelina Jolie (ka lindur me operacion vajzën dhe binjakët në lindjen e dytë), Christina Aguilera, Kate Winslet, Jennifer Lopez (ka lindur dy herë me operacion), Kate Hudson, Pink, etj.