1
Jeta private e Sabianit, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes. Kjo për shkak të lidhjes konfliktuale që ai ka pasur me Arnisën, nënën e djalit të tij, Enes. Qëkur u bë publike historia e tyre e dashurisë, nga e cila kishin edhe një djalë, çifti ka kaluar shumë uljengritje.
Përpara dy vitesh, Sabiani dhe Arnisa zhdukën çdo gjurmë të tyre nga rrjetet sociale. Fotot që kishin së bashku u fshinë, madje as njëri dhe as tjetri nuk ndiqej më në Instagram. Por teksa zërat për këtë ndarje ishin ende të freskëta, paparaci i Panorama,com mundi t’i shkëpuste disa foto nga e përditshmja.Si një familje e shëndoshë, ata po drekonin, ku së bashku me ta ishte edhe Keisi, vajza e madhe e këngëtarit që ka nga martesa e mëparshme. Kur nuk ka kaluar as 1 vit nga këto foto, duket se lidhja e tyre ka përfunduar sërish. Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale të të dyve, shohim se përsëri fotot që kanë pasur së bashku nuk janë më. Sakaq as Arnisa dhe as Sabiani tashmë nuk ndiqen më. Nga ana tjetër, ish-partnerja e këngëtarit këtë herë ka fshirë edhe Keisin nga Instagrami i saj.
Ndonëse mundi që të vendoste një raport me vajzën e partnerit, me këtë ndarje, ajo ka zgjedhur që t’i japë fund edhe lidhjes së krijuar me Keisin. Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet që kanë çuar në këtë ndarje mes tyre, por ajo që dihet me siguri është fakti se këtë herë gjërat duken serioze, për sa kohë edhe Keisi është përfshirë.
Sakaq të dy në rrjetet e tyre sociale vijojnë të publikojnë foto e video me djalin e tyre. Duket se nga kjo ndarje nuk ka pasur asnjë ndikim në kohën që Enesi të kalojë me babain e tij.
ks