1
Sot është ditë e veçantë për legjendën e muzikës shqiptare Sabri Fejzullahun pasi feston ditëlindjen.
Këngëtari i shumë hiteve mbush plotë 77 vite jetë, shkruan “Kosovarja”.
Ai ka pranuar urime të shumta nga familjarët e veçanërisht nga bashkëshortja e tij ku thuri fjalët më të veçanta “Dashnia jem e përjetshme urime 77 vjetorin”.
Nuk ka munguar as urimi nga vajza e tij Bluza “Bababuka o jete e jemja, o drite e syve te mi ozoni jem. Gëzuar 77 vjetorin te paçim me shëndet te plotë e të përmbushun me jete, te dua me ashk aorta e zemrës tem”.
Kujtojmë se përveç me muzikë, Sabriu ka sfiduar vetën edhe në aktrim ku ka luajtur në disa TV dhe video-filma.
ks