Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka marrë vëmendje me një postim të shpërndarë në rrjete sociale.
Artisti i ka bërë një dedikim divës së muzikës shqiptare, duke e lartësuar figurën e saj.
Ai thotë se e ka mbajtur për dore që kur ishte shtatë-vjeçe dhe se do ta mbajë gjithmonë në shpirt.
I njëjti thotë se ka thyer të gjitha rregullat e tabutë në estradë dhe se e cilëson unike.
“Po Adelina, sikur dita e bukur që mban diell, të mbajta për dore, qysh 7 vjeçe, dhe do të mbaj deri në përjetësi, por në shpirtin tim. Ti je diva dhe modestia e kombit shqiptar, ti je kultura dhe ngritja, dituri e mirësjellje, ti je bukuria e thjeshtësia njerëzore, mbretëreshë e skenës dhe ikona televizive”, ka shkruar ai.
Krijuesi i hitit “Goditje në zemër” shtoi: “Ti theve rregulla e tabu, dhe gjithmonë ishe ti, unike, dhe e tillë mbete, unike. I yti e me plotë dashni axha Sabri…”.
Dyshja duket se do të vijnë me një duet së bashku dhe nuk ka dyshim se do të mirëpritet nga publiku.