ShowBizzz

Sabrina Ferrilli: Në moshën time, të jesh me fat, do të thotë të hysh në një dhomë dhe të kujtosh për çfarë hyre atje!

Sabrina Ferilli e tregoi me nje leter te hapur per publikun sesi po i perjeton 60 vitet e saj.

“Kam gjithçka që kam dashur si adoleshente, vetëm se 60 vjet më vonë. Nuk kam pse të shkoj në shkollë apo punë. Marr para çdo muaj si pensioniste. Kam apartamentin tim. Nuk kam shtetrrethim me orare qe i caktojne prinderit. Kam patente dhe makinë. Njerëzit me të cilët shoqërohem nuk kanë frikë të mbeten shtatzënë dhe nuk kam puçrra. Jeta është e mahnitshme. E modifikova borinë e makinës sime me krisëm kallashnikovi. Tani njerëzit ma hapin më shpejt rrugen. Kanë mbaruar ditët kur vajzat gatuanin si nënat e tyre. Tani pinë si baballarët e tyre.

Nuk munda të shkoja në palestër sot. Është viti i pestë me radhë që them “do shkoj nesër”. Vendosa të mos e quaj banjën “Xhon” dhe e riemërova “Xhim”. Ndihem shumë më mirë kur shkoj tek Xhimi këtë mëngjes.

Mosha e vjetër erdhi në kohën e gabuar. Kur isha fëmijë mendoja se “koha e gjumit” ishte ndëshkim. Tani e shijoj si një pushim i vogël në Sardenjë. Gënjeshtra më e madhe që i them vetes është: “Nuk kam nevojë ta shkruaj, do ta mbaj mend”, por e di që e harroj pas një minute. Unë nuk kam flokë të thinjur sepse i lyej. Kam “momente urtësie”! Unë jam thjesht shumë e mençur. Nuk jam aq elastike sa në rininë time. Por nëse Zoti do të donte që unë të prekja gishtat e këmbëve, Ai do t’i kishte vendosur ato tek gjunjët.

Sigurisht që flas me vete. Ndonjëherë kam nevojë për këshilla nga një ekspert. Në moshën time, “të jesh me fat” do të thotë të hysh në një dhomë dhe të kujtosh per cfare hyre atje. Kam miq të tjerë për t’ua dërguar këtë, por nuk i mbaj mend emrat e tyre për momentin.Tani, pyes veten… Të kam dërguar unë ty, apo ti ma ke dërguar mua?  Sabrina Ferilli, 60 vjeç!”, shkruan aktorja e famshme italiane.

 



bal