Lajme

Saga e vr*sjeve/ Nga vr*sja e Sadikajt te arrestimi i Bode, gazetari zbardh detaje nga përplasja

Gazetari Igli Çelmeta në rubrikën “Opinion”, duke folur te arrestimet më të fundit lidhur me vrasjen e Edmond Papës, tha se Andrew Bode është shpallur në kërkim rreth 3 javë pas vrasjes së Papës.

Gazetari tha se gjithashtu është arrestuar edhe Albano Velo.

Çelmeta tha se Bode u arrestua në Memaliaj në banesën e Julian Kalemit.

Gazetari ka zbuluar detaje se Bode cilësohet si ekzekutor i Edmond Papës, ndërsa ishte mik i Aleksandër Sadikajt.

Çelmeta ka bërë një kronologji të të gjitha ngjarjeve që kanë çuar në përplasjen mes anëtarëve të të njëjtit grupim kriminal.