Prej disa ditësh, Sali Berisha po përsërit provat e SPAK-ut dhe të drejtësisë spanjolle e holandeze, lidhur me pastrimin e milionave të drogës nga trafikantët dhe ndërtuesit, nëpërmjet kullave, pallateve e resorteve në Shqipëri.
Ai po flet sikur është qelibar dhe jashtë këtij krimi, ndërkohë që djali Shkëlzen, vajza Argita dhe dhëndri Jamarbër Malltezi janë pjesë aktive e biznesit të ndërtimit masiv në Shqipëri, përveç 17 kullave të ish-kompleksit “Partizani”.
Nëpërmjet ujdive të Sali Berishës, ata kanë marrë nga Edi Rama leje ndërtimi dhe janë ortakë legalë e të fshehtë me ndërtues të përfshirë në pastrimin e parave, grabitjen e tokave dhe anëtarë të grupit “Aruba” e bandës së Artur Shehut.
Por referuar të dhënave nga hetimet për milionat e grupeve të trafikantëve e zyrtarëve hajdutë, kanë dalë prova pastrimi parash, të lidhura me ndërtuesit Shkëlzen Berisha dhe ortakët e tij Ilir Shtufi, Shkëlqim Beshiri, Bashkim Ulaj e klani “Osmani”.
Kanë dalë prova nga hetimet ndërkombëtare e nga SPAK, që në rrjetin e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit gjatë pushtetit “Berisha” e pushtetit “Rama” janë përfshirë Jamarbër Malltezi dhe ortaku i tij Fatmir Bektashi, të dy në proces gjyqësor për këto veprimtari.
See also KËSHILLI I MINISTRAVE MERR VENDIME KYÇE/ Nga linja hekurudhore Tiranë-Durrës te Aeroporti i Tiranës, ja miratimet e mbledhjes së sotmeSipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, mbështetur në lidhje dhe prova të zbuluara deri tani, Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur një hetim për burimin e të ardhurave të përdorura në ndërtime edhe nga kompanitë “Kontakt”, “Homeplan”, “Magnet Imo” dhe “Bernard Engineers”, në ortakëri të Jamarbër Malltezit e Fatmir Bektashit, të lidhur dhe me Pandeli Carapulin, për të cilin Sali Berisha nuk po flet.
Po skanohen burimet e financimeve që familja “Berisha” dhe ortaku Fatmir Bektashi kanë investuar paralelisht në këto 17 komplekse rezidenciale me vila e pallate: “Pyjet e Drilonit”, “Mangalem 21”, “Ballada”, “Kadiu”, “Kaimi”, “Aba 1”, “Aba 2”, “Oxa”, “Nokia”, “4 Shkurti”, “Ana”, “Eagle in Flight”, “Homeplan”, “Siri”, “Marga”, “Magnet” dhe “Pask One”.
Sipas ekspertimeve kontabël të deritanishme që ka bërë Byroja Kombëtare e Hetimit, rezulton se në këto komplekse rezidenciale banimi në Tiranë e Pogradec, dy ortakët e pandehur – Jamarbër Malltezi ligalë dhe në hije, dhe Fatmir Bektashi me letra tatimore – kanë investuar miliona euro me burime të ardhurash të pajustifikuara as nga shitjet e bëra.
See also Izraeli godet uzinën më të madhe petrokimike në Iran pas kërcënimit të TrumpMadje, gjurmët e përdorimit të parave të drogës dhe të korrupsionit të qeveritarëve “blu” e “mavi” kanë çuar Byronë Kombëtare të Hetimit në dy skema kanalizimi të milionave të zeza:
1. Mashtrimi, sikur të ardhurat e investuara i kanë siguruar nga shitjet e objekteve në themel e gjatë ndërtimit, kur faktikisht nuk kanë bërë shitje as sa 50% të kostove të ndërtimeve.
2. Thithja e miliona eurove nga aktivitetet kriminale e jashtë rrugëve bankare, edhe nëpërmjet kompanive të tyre “SWARCO ALBANIA” të Fatmir Bektashit e Pandeli Carapulit dhe kompanive “Mjedisi dhe Zhvillimi i Qendrueshëm” dhe “MAGNET GYM&FI” të Jamarbër Malltezit, me objekt studime mjedisore dhe përgatitje fizike në palestra e me kërcime.
Çfarë do të thotë Sali Berisha, kur të publikohen provat e miliona eurove të drogës që janë investuar në 17 komplekset me vila e pallate, të ndërtuara e në proces ndërtimi në kodrat rreth Tiranës e buzë liqenit në Tushemisht, nga dhëndri Malltezi dhe ortaku Fatmir Bektashi, të lidhur dhe me Pandeli Carapulin e Edi Ramës?/Pamfleti
