Lajme

Sali Berisha nuk njeh Gjykatën e Posaçme: Nuk do të paraqitem kurrë në seancë!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar mbrëmjen e kësaj të enjteje se nuk “do të paraqitet kurrë” në seancat e Gjykatës së Posaçme, për çështjen në ngarkim të tij, dhëndrit Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi, për ish-kompleksin sportiv Partizani.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Berisha i ka thënë Blendi Fevziut se vendimi i Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e masave të sigurimit kundër tij, është antikushtetuese dhe ai s’do e zbatojë kurrë.

Blendi Fevziu: Ju e quani të padrejtë vendimin e gjykatës? Gjykata ka marrë një vendim, ju a do t’i bindeni?

Sali Berisha: Vendim antikushtetues. Kurrë.

Blendi Fevziu: Pra, nuk do të paraqiteni?

Sali Berisha: Absolutisht jo! Është vendim antikushtetues. Unë nuk kam asnjëlloj kompleksi. Qëndrimi im ka qenë mbrojtja e Kushtetutës dhe respektimi i institucioneve. Ajo e bëri vendimin pa pyetur fare dhe unë në këtë rast mund të thoja që s’kam punë me atë gjykatë, por dhashë mesazhin që pavarësisht nga shkelja do të përfaqësohem me avoketërit.

Blendi Fevziu: Po nëse gjykata merr vvendim që ju të paraqiteni forcërisht?

Sali Berisha: Unë një vendim që nuk e njoh, nuk e zbatoj. Është i turpshëm politik sepse shkon në atë shkallë që nuk është njohur kurrë pa pyetur parlamentin. Nuk e bien në Parlament sepse pas 3 vitesh hetim, nuk kanë ngritur dot akuzë, por një piramidë mashtrimi. Nga hetimi del në pah fryma klasore ndaj pronarëve.

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar sot masat “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë vendit” për ish-kryeministri Sali Berisha, ndaj ky i fundit të paraqitet në Gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, nga ora 10:00 para oficerit të policisë. Seanca e parë është më datë 6 Nëntor.