Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka thënë se kreu i PD, Lulzim Basha duhet të largohet nga politika.
Duke folur në “Syri Tv”, Salianji tha nëse do ketë një sigël apo formacion që drejtohet nga Basha, sipas tij dalja e kreut demokrat më vete e përçan qeverinë. Demokrati tha se nëse do të duhej një riformatim i klasës politike, Basha është një nga njerëzit që duhet të largohet nga politika, pasi sipas tij nuk ka vota.
“Nëse do të ketë një sigël, apo çdo formacion që drejtohet nga ndihmës qeveritari Basha dalja e këtij më vete e përçan qeverinë. Nëse duhet një riformatim i klasës politike ky është një nga njerëzit që duhet të largohen. Nuk ka vota”, u shpreh Salianji.