Lajme

Salih Sekiraqa ballafaqohet me pronarin e lokalit: A ke qenë najher tek unë me lyp pare

Sot po vazhdon gjykimi për incidentin e shtatorit të vitit 2024, ku pati të shtëna me armë zjarri mes pjesëtarëve të familjes Gashi, të njohur si “Capat”, dhe familjes Sekiraqa.

Në fjalën e tij para trupit gjykues Sali Sekiraqa është përballur me pronarin e lokalit.

‘’Maspari ka kalu një kohë, lokalin të cilën e ke marrë, a je ardhur tek unë me lyp parë për me pagu qeranë, a je konë najherë në lokalin tim’’, ka thënë Sekiraqa.

Ndërsa përgjigjet e pronarit të lokalit kanë qënë se ai nuk ka lyp të holla për të paguar qeranë por që ka qenë bashkë më një koleg të vetin apo me të dashurën e tij tek lokali i Sekiraqës.

Në këtë proces gjyqësor janë të akuzuar Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robert Llumnica, Sali Sekiraqa, Fatos Abazi, Endrit Llapashtica, Dardan Marevci dhe Erd Marevci.

Ata përballen me akuza për vepra të rënda penale, përfshirë vrasje të rëndë, vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Rasti lidhet me përleshjen e armatosur të shtatorit 2024, e cila kishte përfshirë pjesëtarë të dy familjeve dhe kishte nxitur masa të shtuara sigurie gjatë procedurave gjyqësore.

Të Ngjashme