ShowBizzz

Sam Asghari vlerëson kohën që ka kaluar me Britney Spears: “Është e mrekullueshme”!

Aktori 30-vjeçar Sam Asghari filloi të takohej me yllin e popit Britney 42 vjeçe, në vitin 2016 kur u takuan në xhirimet e videoklipit të saj ‘Slumber Party’ dhe u martuan në qershor të 2022-shit, por edhe pse ata u ndanë pak më shumë se një vit më vonë, ai ka theksuar se ai dëshiron vetëm “më të mirën” për ish-gruan e tij.

Së fundmi në një intervistë që ka dhënë për E! News, ai tha, “Ti mëson shumë nga të qenit në marrëdhënie në përgjithësi. Unë i vlerësoj të gjitha përvojat e mahnitshme që kam marrë.

Sam Asghari vlerëson kohën që ka kaluar me Britney Spears:

“Unë gjithmonë do të festoj për të kaluarën, do të mësoj nga e kaluara dhe do të vazhdoj në të ardhmen.

I uroj asaj më të mirën. Ajo është një person i mrekullueshëm dhe një pjesë e madhe e jetës sime dhe unë gjithmonë i vlerësoj momentet që kemi kaluar së bashku”, shtoi ai më tej. 

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonje reagim nga Britney Spears, pas ketyre deklatarave që ka bërë ish-bashkëshorti i saj.



bal