Lajme

Samiti i Diasporës, Begaj: Mësojini fëmijëve gjuhën shqipe

Sot, 23 nëntor, po mbahet dita e dytë e Samitit të Diasporës, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Të pranishëm në Samit  janë presidentja e Kosovës, Vjosa Oasmani, përfaqësues nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, SHBA Mark Gjonaj, ministri Igli Hasani dhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, presidenti, Bajram Begaj, foli për rëndësinë e diasporës, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve nëpër botë që tu mëosjnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe.

Bajram Begaj: Nuk e kemi luksin ta injorojmë diasporën, roli i prindërve në përcjelljen e gjuhës shqipe te fëmijë është parësor. Shiheni si investim në të ardhmen tuaj.

Agjenda

10:10 – Z. Igli Hasani- Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
10:20 – Z. Bajram Begaj – President i Republikës së Shqipërisë
10:50 – Znj.Vjosa Osmani-Sadriu – Presidente e Republikës së Kosovës
11:00 – Z Ali Ahmeti – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim
11:05 – Z. Nik Gjeloshaj – zv/Kryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi
11:10 – Z. Shqiprim Arifi – Kryetar i Komunës Preshevë/Kryetar i partisë Alternativa për Ndryshim
11:15 – Z. Mark Gjonaj – Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, SHBA
11:20 – Z. Edi Rama – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë