ShowBizzz

Santiana bën rrëfimin prekës: Kam kaluar kancerin në moshën 18-vjeçare

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Santiana, ka treguar përballjen e saj me kancerin e gjirit në moshën 18-vjeçare.

Santiana tregon se fillimisht dyshimet për shëndetin e saj filluan pasi kishte vërejtur ndryshime në trupin e saj. Pasi bëri procedurat mjekësore, zbuloi se kanceri ishte në fazat e tij fillestare.

“Gjithçka filloi me një prekje të thjeshtë që më dha sinjalin e parë se diçka me gjoksin tim nuk ishte si duhet”, shpjegon ajo. 

“Lajmi i mirë ishte se diagnostikimi erdhi në një kohë kur kanceri sapo po fillonte të zhvillohej”, tha Santiana, duke theksuar rëndësinë e kapjes së hershme të sëmundjes.

Santiana bën rrëfimin prekës: Kam kaluar kancerin në